Kujtim Gjuzi: President të bëhet një katolik, mijëra euro deputetëve për shkarkimin e Metës

249

Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi ka zbuluar pazaret e fshehta që po bëhen për të blerë deputetët, në mënyrë që të votojnë pro shkarkimit të Presidentit Meta.

Gjuzi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se deputetët e pavendosur e kanë ngritur pazarin në mijëra euro.

Ndër të tjera ai thekson se kryeministri Rama nuk do të arrijë të mbledhë 94 votat e nevojshme për shkarkimin e Metës.

Gjuzi thotë se President duhet të bëhet një katolik, duke propozuar Zef Shtjefnin, me të cilin publikon edhe një foto gjatë një dreke.