Deklarata e bujshme e Sali Berishës: Do jepja dorëheqjen nga mandati nëse Basha do…

Ish-Kryeministri Sali Berisha, është shprehur se do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha deklaroi se besonte se PD do të fitonte zgjedhjet, teks ka shtuar se tashme do të shtojë akoma më shumë angazhimin e tij si deputet.

Pjesë nga Intervista:

Arian Çani: Do japësh dorëheqjen nga deputet?

Sali Berisha: Tani në asnjë mënyrë, përkundrazi do shumëfishoj aktivitetin tim si deputet aq sa s’e kam bërë kurrë. Kisha ndërmend, se unë besoja se do fitonim. Besoja do fitonim. Besoja se do fitonim zgjedhjet, t’ju them haptas. Dhe çfarë do bëja unë në Parlament pastaj? Të bëhesha unë kamzhik i opozitës? Nuk bëhesha.

Arjan Curi: Po tani çfarë do bëni? Tani ju s’flisni dot për një gjë korruptive se ata të PS do ju thonë…

Sali Berisha: Këtu s’ka asgjë të re përveç atyre që ka thënë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...