Berisha: Avokatin ndaj Blinken do e paguaj me paratë e …

205

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se avokatin francez, Jean-Yves Le Borgne, që e ka pajtuar për ta mbrojtur në gjyqin kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, do ta paguajë vetë.

Berisha i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, i pyetur se sa do të paguajë pasi avokati është i shtrenjtë ka deklaruar se do të bënte publike kontratën me avokatin, vetëm nëse ky i fundit do të pranonte.

“Avokatin do ta paguaj Sali Berisha. Do të jetë kontribut i përbashkët. Nuk kemi bërë kontratë. Po që se avokati thotë po unë e bëj publike. kontratën. Do ta deklaroj. Edhe unë jam i detyruar ta deklaroj,” tha Berisha./Opinion.al