Ndalohen nga policia dy mjekët e Fierit që merrnin ryshfet

Policia e Fierit ka ndaluar dy mjekët e spitalit rajonal të cilët u denoncuan të enjten në emisionin “Stop” për ryshfet.

 

“Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve A. S., 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek psikiatër pranë Spitalit Rajonal Fier dhe E. Sh., 47 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë mjek ORL pranë Spitalit Rajonal Fier”, thuhet në një njoftim.

 

Bëhet fjalë për mjekun psikiatër Agim Sula dhe mjekun ORL Eduart Shyti, të cilët përveç ndalimit edhe janë pezulluar nga detyra.

 

“Këta persona, në data të ndryshme gjatë ushtrimit të funksionit ju kanë marrë një sasi lekësh qytetarëve të ndryshëm që shkonin për vizita mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme.

 

Emisioni “Stop” publikoi të enjten kamerën e fshehtë se si marrin para mjekët për vizitat apo konsultat mjekësore. Psikiatri Agim Sula është filmuar duke i marrë një qytetareje 10 mijë Lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës. Ndërkohë në një rast tjetër një qytetar denoncoi se si mjeku ORL Eduart Shyti, i kërkoi 50 mijë Lekë të vjetra për një ndërhyrje në vesh./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...