Me prindër të ndarë dhe u rrit në jetimore, ky është shkodrani që mahniti shqiptarët dhe jo vetëm

398

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Fejzi Zeneli, 65 vjeçari shkodran që u bë viral këtë fundjavë teksa i mahniti të gjithë me lëvizjet e tij.

 

I njohur për të gjithë si Fici, për fat të keq jeta nuk ishte treguar shumë bujare me të.

 

Me dy prindër të ndarë qëkur ai ishte 1 vjeç, nënën e tij e kishin internuar dhe më pas të dy prindërve u kishin hequr të drejtën e prindërimit.

 

I rritur në shtëpinë e fëmijës, Fejziu tregoi se udhëtonte fshehurazi për të takuar nënën e tij, dritën e syve, siç e quajti sot në studio.

 

I martuar dhe baba i dy fëmijëve, Fejziu ndau një ditë jeta e tij në Shkodër, aty ku mëngjesi dhe darka e gjen në punë bashkë me të shoqen.