“Më lironi të rris fëmijët”/ Gjykata nuk ka mëshirë: Lë në burg gjyqtaren

117

Gjyqtarja e Krujës, Enekelda Hoxha do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Ky ishte vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Trupa gjykuese la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pavarësisht lutjeve të gjyqtares për liri.

“Më lironi të rris fëmijët”, mësohet të ketë thënë ajo gjatë seancës.

Enkeleda Hoxha u fut në qeli pasi akuzohet se bashkë me persona të tjerë, kishte ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.