Kejvina festoi ditëlindjen/ Ermal Mamaqi i kërkon “llogari”, ç’është ky fustan kështu

Modelja Kejvina Kthella është një ndër emrat më të njohur e të komentuar të shoëbiz-it, e cila vjedh gjithnjë vëmendjen me pozat e saj në rrjete sociale.

 

Bukuroshja e ekranit ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe ka udhëtuar drejt destinacionit më të lakmuar këtë periudhë, Dubai, ku edhe festoi bashkë me mikeshat e saj. Për të gjithë kuriozët, modelja ka lindur më 2 qershor të vitit 1995 dhe dje festoi 26-vjetorin e lindjes. Kejvina ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga festa e organizuar ku shihet tek ka veshur një fustan të ngushtë të zi dhe nude anash, që i tregon gjithë format e bukura trupore.

 

Mirëpo, në postimin e saj Ermal Mamaqi u kujdes të merrte vëmendjen e komentuesve me një koment shumë ‘funny’, siç vetëm ai di. “Ç’është ky fustan kështu? Lejohet në Dubai me dalë me këto flokë?”-ka shkruar ai me nota humori, duke e uruar më pas: “Gëzuar o shpirt i lirë, i lumtur”.

 

Kujtojmë se Kejvina u bë veçanërisht e famshme pasi u shfaq për herë të parë si velinë në emision e Ermalit, “Xing me Ermalin” në 2017, kur u paraqit me një fustan të gjatë shumë të hapur. Ajo u largua në 2019 nga programi dhe vijoi karrierën si modele.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...