Ehhh, çfarë nuk bëhet për pak famë/ Rrjeti demaskon blogeren, kapet “mat” duke mashtruar se …

118

Një influencer është pyetur nga fansat e saj mbi foton që postoi në sektorin VIP të një avioni, kur në fakt po udhëtonte me sektorin ekonomik.

Oceane El Himer, 27 vjeçe, postoi foton në profilin e saj në Instagram për 846,000 ndjekësit e saj, por një pasagjer tjetër tha se ajo më pas u ulë në vendin e saj në sektorin ekonomik.E veshur me një bluzë të gjelbër dhe tuta vjollcë, Oceane, nga Franca, postoi një foto në pjesën VIP të avionit duke treguar luksin përreth.

Por një foto e dytë, e cili është shpërndarë në Twitter, tregonte atë të ulur në një karrige në sekotrin ekonomik me telefonin e saj në dorë.

Imazhi i ngarkuar nga Oceane, i cili mori më shumë se 100,000 pëlqime dhe krahas saj ajo shkruante se do të fluturonte gjithë natën.
Por shumë shpejt një person në “Twitter” ndau foton e saj me mbishkrimin ‘Oceane El Himmer në sektorin ekonomik’.