Dalin shifrat, ja sa shkon pasuria e Edi Ramës!

Prej tetë vitesh tashmë, Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë, duke mos u mjafuar me kaq dhe duke vazhduar kështu me fitoren e një mandati të tretë.

Së fundmi, janë siguruar deklarimet pasurore nga ILDKP për krerët e poltikës, dhe sigurisht një prej tryre është edhe ai i kryeminstrit Edi Rama.

Sakaq, në deklatratën e parë të dorëzuar në ILDKP në vitin 2020, Rama ka deklaruar të ardhurat personale, ku ndër to janë pikërisht gjenjda në llogari bankare, të ardhurat nga paga për vitin e deri tek të ardhurat nga krijimtaruia artistike e shitja e tyre.

Ja se si paraqitet “grafiku” i kësaj pasurie:
Gjendje në llogari bankare 31.12.2020-511,359 lekë
Të ardhura nga paga për vitin 2020: 1,772,430 lekë

Të ardhura nga krijimtria artistike dhe shitja e tyre ( vlera neto, detyrimet tatimore të paguara): 1,806,335 lekë.

Ndërkaq, edhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, ka deklaruar gjithashtu të ardhurat personale duke i paraqitur në këtë formë:
Të ardhurat personale të subjektit deklarues Edi Rama nga shitja e punëve artistike, +7,751,474 lekë.

Pakësim të ardhura nga paga (vlera neto pas shlyerjes së detyrimeve tatimore dhe kontributeve), 2.520,000 lekë.
Të gjendjes kesh me -36,000 lekë.
Të ardhura nga Konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme, 2,489,889 lekë.
Qira nga apartamenti në Tiranë, 2,535,023 lekë.

Për të mos mjaftuar, pasurisë së familjes Rama i shtohet edhe djali i tyre i madh, Greg Rama i cili ka bërë me dije gjithashtu këto vlera përkatëse.

Fond investimi në euro, +18.500 euro; të ardhura neto pas pagimit të tatimit në burim nga shitja e veprave të artit, 25.000 euro dhe kontratë qeraje, 360.000 lekë.

Deklarimet e vitit 2019
Nga të dhënat e nxjerra në vitin 2019 në lidhje me deklarimet e familjes Rama për të ardhurat e tyre, rezultojnë kështu:
6.6 milionë lekë- nga shitja e veprave artistike
27 mijë euro- shitja e veprave të artit nga Greg Rama
36 mijë euro- nga shitja e shoqërisë “Magenta sh.p.k.”

Blerjet e shumta të djalit të tyre të madh, konstatojnë gjithashtu një pjesë të majme të pasurisë së tyre, duke përmendur këtu blerjen e makinave “Audi” 12 mijë euro, apo edhe një tjetër të tipit “BMË” për plot 15 mijë euro.

Deklarata e vitit 2018
Në deklaratën e vitit 2018, Kryeministri Rama ka deklaruar plot 2 milionë lekë, ku ndër to ai përmend se një shumë të majme e ka përfituar nga shitja e veprave artistike me vlerë rreth 929 mijë lekë. Të ardhurat e vitit 2018 i shtohen gjithashtu edhe 3.68 milionë lekë.

Deri më tani, Rama ka pasur një ecuri mjaft të mirë si lider i Shqipërisë, duke e bërë atë fitues të një mandati të tretë dhe duke vazhduar kështu ecurinë në zhvillimin e vendit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...