“Brenda qershorit SHBA do shpallë ‘non-grata’ zyrtarë dhe ish-ministra të PS…” Paralajmërimi i analistit: Ata e dinë këtë

224

Mbrëmjen e djeshme analisti i njohur Arjan Curri bëri një deklaratë të fortë.

 

Në programin “Open”, ai paralajmëroi se pas shpalljes “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, brenda qershorit do të bëjë të njëjtën gjë dhe me disa zyrtarë, ish-ministra të PS si dhe ndonjë pronar medieje.

 

“Ata e dinë këtë se iu është refuzuar viza për në Amerikë”, u shpreh Curri i bindur.

 

Arjan Curri: Unë po e bëj këtu parashikimin, se zakonisht i bëj te emisioni im, por po e bëj këtu. Në fillim e kisha si bindje, tani e kam me informacion. Brenda muajit qershor DASH do të shpallë “non-grata” në vendin tonë disa zyrtarë, ish-ministra të PS dhe ndonjë pronar mediaje.

 

Personat në fjalë e dinë të gjithë që do të shpallen “non-grata” sepse kanë kërkuar vizë dhe nuk u është dhënë. Para pak ditësh u shpallën në Bullgari 4 zyrtarë “non-grata”, vjen si analogji kjo. Dhe bie teza që po shpall “non-grata” vetëm zyrtarë të opozitës për të “zbythur” opozitën.