A u lute në pelegrinazh që të mos shkarkojnë? Meta: Zot fali se s’dinë çfarë bëjnë

Presidenti Meta ishte këtë të premte në Elbasan ku mori pjesë në një pelegrinazh. I ngacmuar nga gazetarët nëse ishte lutur në këtë pelegrinazh për të mos u shkarkuar në datë 9 qershor në kuvend nga socialistet, kreu i shtetit deklaroi:

Nuk ekziston asnjë lutje e tillë , lutja është që Zoti ti falë ato se nuk dijnë cfarë bëjnë, dhe ti udhëheq të gjithë në rrugën e të mirës të përbashkët , është përgjigje shumë e qartë.Kam ardhur këtu pikërisht për tiu bashkuar këtij mesazhi , bashkëjetese , të gjithë besimëve pavarësisht besimeve të tyre.Nuk dëshiroj të flas në një vend të shenjtë për cështje që nuk ekzistojnë.

Sipas Metës, më shumë sesa mandati i tij, cështje shumë e më shumë serioze është hetimi i zgjedhjeve.

Kuvend i i dy viteve të fundit ishte një Kuvend pa opozitë, Ai është 3 herë më antikushtetues. Nëse doni të merreni me gjë serioze, merruni me hetimet për zgjedhjet para dhe pas 25 prillit dhe pas kësaj date.

Në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurt që vota tyre është e sigurt. Barazia para ligjit garantohet kur vota është e lirë. Kur disa votojnë disa herë dhe disave iu mohohet e drejta e votës, ku vota nuk mund të dalë qëllimisht e pavlefshme, dhe ku vota është gjëja më e rëndësishme që kanë qytetarët në demokraci.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...