A jeni gati?! Noizy dhe Elgit Doda publikojnë hitin e garantuar të verës!

66

Para 6 vitesh, Noizy dhe Elgit Doda sollën për publikun bashkëpunimin e tyre të parë nën titullin “Vetëm ti je”, pjesëmarrëse në Top Fest. Pas këtij dueti, dyshja bashkun përsëri forcat për një tjetër këngë të suksesshme me titullin “Pa mu”.

Mesa duket artistët janë bërë sërish bashkë për të sjellë një tjetër hit. Këtë lajm e ka konfirmuar Elgiti ditë më parë përmes një postimi në rrjete sociale, ku shihej Noizy nga studioja muzikore.

Së fundmi, dyshja ka finalizuar këngën e re, që është pjesë e albumit të ri të Noizy. Po tashmë momenti më në fund erdhi dhe pritjes i erdhi fundi!

Reperi i njohur shqiptar, Noizy ka preznatuar projektin e ri. Bëhet fjalë për duetin me Elgit Doda. “Ti Ti”, është titulli i projektit.

Kujtojmë që projekti më i fundit i Elgitit mban titullin “Tharë” publikuar para pak muajsh më parë.

Nga ana tjetër, Noizy solli së fundmi një “Freestyle”, diss i hapur ndaj gjithë kundërshtarëve të tij. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot. Ai nuk e ka konsideruar këtë këngë si diss, ndonëse fjalët për reperët e tjerë janë shumë goditëse.