Vijojnë skandalet në Spitalin e Fierit/ Mjeku filmohet duke i marrë para nën dorë pacientit

192

Më datë 25 Maj 2021, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi materialin audio të qytetarit Ardit Klima që u dhunua nga mjekët brenda ambienteve të Spitalit të Fierit.

Kolegët e mjekëve që ushtruan dhunë ndaj qytetarit, protestuan duke e quajtur materialin të manipuluar, edhe pse gjithçka që u transmetua ishte realiteti siç kishte ndodhur.

Pas denoncimit të këtij rasti, qytetarë të shumtë në Fier u ankuan pranë emisionit Stop se disa mjekë në atë spital ju marrin ryshfet për kontrollet mjekësore.