“Përputhen” nuk ka ndërmend të mbarojë. Bora Zemani lajmëron ç’do ndodhë me programin gjatë verës

53

Një lajm i ri vjen nga fronti i “Përputhen”. Bora, Ariani dhe autorja e programit, Olsa Muhameti, kanë zbuluar nëpërmjet ‘Instagram’ që programi nuk do jetë pushim as gjatë verës.

Ata do të zhvillojnë një tur nëpër qytetet e Shqipërisë duke realizuar audicione për sezonin e ri që nis në shtator dhe me këtë rast të gjithë fansat e programit do kenë mundësinë që të takojnë të preferuarin e tyre.

Sigurisht edhe Borën e Arianin. Turi do nisë në Durrës, në 7 qershor në teatrin ‘Aleksandër Moisiu’.