Marrëveshje të re me Edi Ramën? Ja si përgjigjet demokratja Grida Duma

90

Partia Demokratike refuzon ftesën e kryesocialistit Edi Rama për të bashkëpunuar për të zgjedhur edhe presidentin e ri të vendit.

Një dicka e tillë u artikulua edhe nga deputetja e PD-së, Grida Duman në Top Channel, që ngriti aludime mbi këtë ftesë të ardhur nga mazhoranca.

“Pazar unë e refuzoj, për mua presidentin ta zgjidhim me referenduim popullor, por kjo nuk është ccështja sot. Mënyra se si e shtron Rama sot është diversion, nëse do të kthehesh në një individ institucionesh, ku individi duhet të veprojë që SPAK dhe institucionet e tjera të hetojnë krimin zgjedhor”, deklaroi Duma.

Ajo shprehet se do të jenë forumet e Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të datës së 13 qershorit që do të vendosin si për ftesën e Ramës apo edhe për qëndrimin ose jo në Parlament, apo dhe për aksionin opozitar.