9 mijë Euro për një dasëm? Këngëtarja shqiptare sqaron çdo gjë!

Këngëtarja e dashur për publikun, Remzie Osmani, së fundmi ka reàguar ndaj lajmeve që kanë qàrkulluar këto ditë se ajo do të këndojë në dasma për minimumi nëntë mijë euro.

Nëpërmjet profilit të saj në “Facebook” artistja ka deklaruar se këto janë shpífje dhe ka paralajmëruar se do të nisë padítë gjýqësore për të gjithë ato që nxjérrin ínformacíone të rréme duke përdorur emrin e saj.

Postimi i plotë i këngëtares:

“Reagim ndaj shpifjeve që janë bërë ndaj meje nga disa portale!

Në ditet e fundit, disa portale online kanë publikuar lajme të pavërteta, se kinse unë paskam thënë se këtë vit do të këndoj në dasma vetëm për shumën 9 mijë euro.

Me përgjegjësi dhe sinqeritet të plotë ju them se publikimet e tilla janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Këto publikime bëhen për klikime dhe përfitime pasurore të këtyre portaleve, si dhe me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim që kam krijuar për shumë vite si këngëtare.

Publiku i cili ka qenë besnik në rrugëtimin tim dhe më ka mbështetur që tre dekada, është i vetëdijshëm se këto lajme janë të pavërteta, sepse sinqeriteti dhe intégriteti profesional e personal janë vlera qe më kanë përcjellur në vazhdimësi.

I falënderoj mediat dhe portalet e mirëfillta që nuk kanë rénë pre e këtyre dezínformatave dhe lajmeve të rreme të publikuara nga disa portale apo faqe në mediat sociale, të cilat janë të krijuara vetëm për publikimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rréme.

Me qëllim që këto shpfije të ndalen, unë kam angazhuar zyrën e avokatëve “Hodaj & Partners” nga Prishtina, të cilët tani e tutje do të paraqesin pranë gjykatave dhe orgàneve kompetente çdo portal apo subjekt tjetër i cili publikon lajme të pavërteta për mua.”- ka shkruar Remize Osmani në “Facebook”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...