S’ka shumë që është ndarë, Oriola Marashi ‘pròvòkon’ futbollistin me foto në prehërin e një tjetër mashkulli…

Disa ditë më parë rrjeti filloi të “ziente” për ndarjen e Oriola Marashit nga Eros Grezda.

Duke qenë se dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin më në Instagram, lindën dyshimet e para, se një krisje ka ndodhur në marrëdhënien e tyre dhe mesa duket këto dyshime kanë rezultuar të vërteta.

Miqtë e dyshes kanë konfirmuar se Oriola dhe Erosi janë ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele.

Mirëpo s’ka shumë që Oriola është ndarë dhe menjëherë kanë filluar provokimet e saj, duke publikuar disa foto të nxehta me fituesin e “Këngës Magjike”, Alban Ramosaj.

Foto është shkrepur pasi Ramosaj dhe të tjera mbërritën në Dubai për të festuar. Ai qendron ulur ndërsa Oriola Marashi i ulet në prehër duke ekspozuar të pasmet. Në foto duket dhe Agnesa Hadergjonaj dhe Beatrix Ramosaj. Me ta ka qenë dhe autori i këngës fituese të Alban Ramosajt, Flori Mumajesi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...