“Se di kush mi ka marrë nga celulari”/ Gjyqtarja e “TikTok” në pyetje për tre orë nga ILD

181

Për tre orë me radhë Enkeleda Kapedani, gjyqtarja e Elbasanit është marrë në pyetje nga ana e Inspektorëve të Lartë të Drejtësisë.

Ajo ka deklaruar se nuk i ka publikuar ajo videot, se s’e di se kush mund t’ia ketë marrë nga celulari, por për pyetjet e inspektorëve që lidheshin me kodin e etikës dhe parashikimet e tij që ambientet e gjykatës nuk duhet të filmohen ‘foli heshtja’ e saj.

Po ashtu Kapedani nuk ka dhënë përgjigje të qartë për shkeljet që akuzohet se ka bërë, duke bërë paradë në koridoret dhe zyrat e Gjykatës së Elbasanit, videot duke i dhënë makinës, apo dhe duke bërë shenjë me gisht sikur qëllon me armë, apo gishtin e mesit.

Gjyqtarja i qëndroi deklaratës fillestare se nuk është autorja e publikimit të këtyre videove, por pa mohuar se i ka filmuar vetë, apo se ka qenë në dijeni se po filmohej.