“Politikanët shkuan te një fallxhore në Tiranë për të parë rezultatin e zgjedhjeve” Gazetari i njohur i habit të gjithë

Eksperti Ervin Karamuça i cili është i specializuar në profilizimin kriminalistik, ka ngritur shqetësimin për rritjen e veprimtarisë së sekteve okulte në Shqipëri.

Duke përfituar nga mungesa e informacionit, si nga qytetarët dhe nga grupet hetimore, ai u shpreh se të rinj të vetmuar dhe në gjendje jo të mirë ekonomike, po shënjestrohen dhe po bëhen viktima të tyre.

Ervin Karamuça kërkoi vëmendjen e shtetit për këtë situatë sa delikate ashtu edhe të rrezikshme, por duke mos e kursyer ironinë, gazetari Enkel Demi tha se gjatë fushatës elektorale, një fallxhore në Tiranë është frekuentuar nga politikanët më të lartë të vendit.

Duke marrë këtë rast si shembull, Demi ngre pyetjen sesi mund të presim nga kjo klasë politike që të dalë një produkt që të luftojë shoqërinë okulte.

“Ata lart… Ndoshta nuk e dini, mund të duket edhe komike. Por, gjatë fushatës elektorale, në Tiranë është frekuentuar një fallxhore nga politikanët më të lartë të këtij vendi. Që shkonin lexonin fatin tek ajo. Tani, si mund të pretendojmë ne që nga kjo klasë politike të na dalë një produkt që të luftojë shoqërinë okulte.”,tha Enkel Demi.

Kurse, eksperti Karamuça nuk e përjashtoi mundësinë që e dhe vetë politikanët të bien viktima të këtyre grupeve.

“Politikanët mund t’i shikojmë si të avantazhuar, por mund të bien edhe viktima sepse ushqehen në mënyrë spirituale, kur vjen puna humbin, dhe i marrin lekët mbrapsht asaj fallxhores…”, u shpreh eksperti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...