Pas kohësh mungesë, Sara Hoxha tregon sa janë rritur djemtë e saj me një video të veçantë

180

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një nga çiftet e showbizit që jetën private kanë zgjedhur ta mbajnë larg mediave.

Mirëpo, ka raste që ata bëjnë përjashtime. Së fundmi, ka qenë Sara që ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet pas kaq kohësh me dy vogëlushët e saj, Londonin dhe Romanin.

Të dy shihen në video duke i dhuruar mami Sarës puthje dhe përkëdhelje. Ajo nuk ka nguruar dhe ka ndarë këtë moment me ndjekësit duke treguar edhe se sa shumë janë rritur dy djemtë e saj.