Luljeta e ‘PërPuthen’ merr vendimin dràstik dhe plàs bòmbën

Luljeta Nallbani, spikati menjëherë me hyrjen e saj në “Për’Puthen”.

Një grua në të 60-tat që kërkonte një partner për të kaluar jetën dhe që ishte ndryshe nga të tjerat.

Luljeta tregoi se i pëlqen shumë të udhëtojë, të merret me palestër dhe të eksperimentojë me look-un e saj.

Ajo pati disa takime në emision, por Luljeta ka marrë një vendim të papritur.

Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, Luljeta tha se është larguar zyrtarisht nga “Për’Puthen”, sepse e kishte të pamundur që të ishte e pranishme çdo ditë në program duke qenë se i duhet të udhëtojë nga Fieri drejt Tiranës.

Luljeta nuk arriti ta gjente partnerin e jetës në “Për’Puthen +40” dhe ditën e sotme konfirmoi se nuk ka ende asnjë person në zemrën e saj.

Madje ajo pohoi se edhe Xhuzepen, burrin nga Italia që erdhi posaçërisht për të në emision, e takoi për respekt por nuk është për të.

Moderatori Ermal Peçi e pyeti nëse veprimet dhe deklaratat e saj të forta i ka bërë për show apo kështu është dhe në jetën reale.

Ajo tregoi se gjithmonë ka qenë rebele, madje në kohën e diktaturës ka marrë fletë rrùfe për shkàk të stilit të saj.

“Mua nuk më ndryshon as programi, as Zoti që është lart nuk më ndryshon. Kështu kam lindur me këtë mendje. Në kohën e Enverit kam marrë fletë rrùfe, me pantallona kauboj, flokët e gjata i lyeja me ujë të oksigjenuar, manikyrin e bëja me peçikllaz”, u shpreh Luljeta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...