“Jeni mësuar të blini njerëz dhe këngë”. Mes Kozetës dhe Florit nuk paska mbaruar ende

Prej mbrëmjes së kaluar në rrjet ka plasur një debat në distancë mes Flor Mumajesit dhe Kozeta Kurtit, nisur nga një shkrim që kjo e fundit shkroi pas përfundimit të rolit të saj si pjesë e jurisë së ‘Kënga Magjike’.

Mbase po të mos kishte reaguar Flori, shkrimi që bëri Kozeta nuk do kishte marrë kaq shumë vëmendje, por ja që reagimi i tij ndezi gjakrat. Një ditë pas finales së ‘Kënga Magjike 2021’, pas debatit në studio e përballë këngëtarëve, Kozeta e shprehu mendimin e saj për këtë edicion edhe online. Ndër të tjera, në shkrim ishte përdoror edhe termi ‘sylesh’ (pa përmendur emra se me kë e kishte), gjithashtu ish thënë se Alban Ramosaj nuk e mbrojti këngën e tij.

Kaq mjaftoi që Flori të mblidhte disa prej fjalive më pikante të analizës së gjatë të Kozetës dhe e publikoi në ‘Instagram’ bashkë me opinionin e tij.

“Një shkrim i nxitur nga mllefi kolektiv. Ftoj të gjithë syleshët që morën pjesë në festival që nga fituesi e deri tek ata që nuk patën mundësi të kualifikohen, të mos ndihen sylesh. Kam shkëputur nga shkrimi vetëm thikat e panevojshme. Çfarë arrogance për të gjithë ne syleshët që mbetëm në dorën tënde, të na votosh dhe të na vendosësh epitete më pas! Bravo! Të lumtë! Mbase e meritojmë të na votosh si të duash, por të lutem përtej kësaj mos e mpreh shpatën pa numëruar deri në 10. P. S. : si mikeshë që të kam edhe pse nuk shquhem për të numëruar deri në 10 po bëj”, shkruajti Flori.

Pas tij, Alban Ramosaj, Bruno, Klajdi, e të tjerë personazhe publikë nisën të reagojnë me anë të disa imazheve ku shfaqen me vetulla të trasha e mustaqe si për të ironizuar termin ‘sylesh’ që sipas tyre ua faturoi Kozeta.

E pasi ndoqi me vëmendje gjithë këtë rrëmujë të shkaktuar (pas shumë tag-esh nëpër foto e postime), Kozeta u ul edhe njëherë të shkruajë për të sqaruar njëherë e mirë termin ‘sylesh’, eskortë dhe pozicionin e saj në këtë histori.

“Tri pikëshat na qenkan fyer se unë paskam krahasuar artistët me eskortat. Në fakt jo, unë kam ‘krahasuar’ eskortat me artistët; çka do të thotë që fshehur nën kostumin e artistëve punonjës dhe punonjëse të seksit të luksit ‘bëjnë’ muzikë (edhe biznes, edhe modë, edhe këshillim), por veçova muzikën, sepse po flisja për një ngjarje me kryefjalë muzikën. Nëse ndonjëri/ndonjëra brenda apo jashtë ‘Këngës Magjike’, mendon qoftë edhe një nano sekond për veten se po shihet nga dikush si eskortë, më vjen shumë keq! Është problemi i saj/tij/tyre, jo imi. I këshilloj terapi te psikologu të rrisë vetëvlerësimin”, shkruan Kozeta.

E më tej sqaron me detaje pse përdori termin ‘sylesh’.

“Nuk e kuptova pse tre pikëshave u ka pëlqyer të vetëquhen “syleshë”, dhe i mbushën profilet me ca foto e video te tmerrshme me mustaqe mbi sy, kur në fakt kjo është një përgjigje për ATA QË SHKRUAJNË… me profile pa identitet (u jam referuar komenteve në faqet zyrtare të Klanit, të së Dielës dhe Këngës Magjike dhe unë nuk di ta ketë thënë ndonjë tri pikësh këtë përveç meje vetë dhe Erik Lloshit, por edhe kjo tre orë pas publikimit të artikullit). Dhe tani që u kujtova, tri pikëshat dhe gjithë të tjerët më kishin përballë në Post Festival e nëse kishin ndonjë gjë, pse s’e thanë aty, mua apo kujtdo ndaj të cilit kishin një pyetje, por pritën me ‘shpërthy’ në Instagram. Ju nuk ju dhemb as eskorta, as syleshi, por E VËRTETA”, pranon Kurti.

E për ta mbyllur, u tregua edhe më e ashpër, por pasi theksoi edhe më kontributin e ‘Threedots-ave’ në muzikën shqiptare. “Ju mund të jeni të mësuar të menaxhoni zërat dhe lajmet kundër, mund të jeni mësuar të blini njerëz dhe këngë, duke i mohuar të drejtën e autorësisë njerëzve të talentuar, (kjo nuk do të thotë që nuk njoh kontributet e jashtëzakonshme që keni) por keni harruar se në këtë planet ka edhe nga ata që s’kanë asnjë arsye dhe asnjë interes t’ju fshijnë djersët e t’ju bëjnë fresk. Në fund, ju falënderoj pa masë që më dhatë mundësinë që tri pikëshin e fundit ta gjuaj unë”, e mbyll fjalën Kozeta.

Gjithçka me sa duket filloi në skenën e ‘Këngës Magjike’, vazhdoi në rrjet dhe krijoi një hidh-e-prit pa lëshuar pe nga asnjë prej palëve. Mbase tani edhe u mbyll, po në rrjet, para syvë e veshëve të të gjithëve. As Flori as Kozeta duket se nuk e kanë dëshiruar ta sqarohen në mënyrë private, pavarësisht se siç Flori ka thënë në shkrimin e tij, Kozetën e ka mikeshë./revistawho.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...