Gazetarja raportonte LIVE/ Çmenduria! Shoferja i shkon te këmbët dhe kërkon të parkojë makinën

218

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë televizive çfarë nuk ndodh! Ka njerëz që u shmangen kamerave, apo që para objektivit mundohen të sillen mirë sa për sy e faqe, por ky nuk ishte rasti sot me një zonjë në Tiranë.

Siç shihet në këto pamje gjatë një lidhjeje “live” në edicionin e lajmeve të mesditës në Top Channel, gazetarja Kristi Gongo vihet në rrezik duke raportuar para gjimnazit Ismail Qemali, nga një drejtuese mjeti e cila këmbëngulte të parkonte pranë reporteres, e cila për shkak të detyrës nuk mund të lëvizte në ato çaste.

Manovra që kërkon të kryejë zonja duket se ishte e vështirë për të edhe nëse gazetarja nuk do t’ia kishte zënë vendiparkimin në një zonë ku kishte plot të tilla në fakt.

Ishte ndërhyrja e kameramanit që shihte ngjarjen teksa filmonte e cila i dha fund kësaj ngjarjeje pa incidente. Shkathtësia dhe qetësia në parkim janë disa cilësi që na bëjnë qytetarë më të mirë dhe që na ndihmojnë të mos kontribuojmë “live” në kaosin që shpesh mbizotëron në rrugët tona për shkak të padurimit.