Ermal Fejzullahu rikthen në skenë këngëtaren e njohur shqiptare. Ja kush është ajo…

173

Pas suksesit të këngës me Majk dhe Getoar Selimin, Ermal Fejzullahu po përgatitet për duetin e radhës. Këngëtari i mirënjohur ka zbuluar se kënga me Luar Aranin që paralajmëroi pak ditë më parë pritet të publikohet së shpejti.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale, ku shihet bashkë me Luarin. Më parë, gjatë një interviste, Ermali tha se kjo këngë do ta rikthejë tek baladat, me të cilat ai nisi karrierën muzikore.

“Ajo ka pasur disa këngë shumë të mira dhe është artiste shumë e mirë, të cilën e vlerësoj shumë. E kemi bërë një bashkëpunim. Është një këngë shumë e mirë, shumë fisnike. Unë gjithmonë kam qejf për t’u rikthyer tek ajo që e kam filluar karrierën dhe e di që kjo këngë ka për t’u vlerësuar shumë mirë.”, tha ai.