Arbana apo Luana? Dilema merr fund, ja kush e prezanton Big Brother Albania VIP

302

Dy moderatoret e suksesshme kanë qenë kryefjala e mediave për shkak të një lufte që thuhet se po bëhet mes tyre për “Big Brother VIP”.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por këtë vit kanë hyrë në garë të tjera figura të njohura të “Top Channel”.

Deri më tani janë përfolur disa emra si Fjoralba Ponari, Bora Zemani etj, por pretendentet kryesore për drejtimin e spektaklit janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.

Media të ndryshme kanë lakuar emra të ndryshëm, ndërsa moderatoret akoma nuk kanë dhënë asnjë reagim.

Para disa ditësh, u tha se moderimi i “Big Brother” i është propòzuar Arbana Osmanit, e cila ende nuk e kishte pranuar si ofertë. Më në fund duket se është vendosur se kush do ta drejtojë këtë reality-show.

Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se Arbana ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zotërojnë Top Channel-in dhe është vendosur përfundimisht që Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”, i cili pritet që të nisë transmetimin në tetor të këtij viti.