VOA: Shqipëria kërkon korrigjim të vendimit në favor të sipërmarrësit Becchetti

Shqipëria po tenton me të gjitha mënyrat për të shmangur pagesën prej dhjetra milionë eurosh ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

 

Sipas një njoftimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, Shqipëria, përmes Avokaturës së Shtetit, ka kërkuar korrigjimin e vendimit që dënonte Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

 

Një përpjekje e parë e Shqipërisë e nisur në gusht të vitit 2019, pak pas marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës, u rrëzua në Prill të këtij viti. Autoritetet shqiptare kishin kërkuar anullimin e vendimit të marrë. Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një proces. Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e gjeti të drejtë pretendimin e palës shqiptare.

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama përsëriti disa herë publikisht se sipas tij, fjala e fundit nuk është thënë ende. “Asgjë nuk kanë për të marrë nga xhepi i shqiptarëve dhe nga Shqipëria, sepse lufta kundër atij marifetçiu të paskrupullt vazhdon. Ai është një i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe nuk kemi për ta lejuar të fusë duart në xhepin e shqiptarëve”, deklaroi zoti Rama më 7 Prill, gjatë një takimi elektoral në Tepelenë.

 

Kërkesa për korrigjimin e vendimit, sipas njohësve të fushës, nuk e ndryshon megjithatë thelbin e tij. Edhe vetë rregullat mbi të cilat funksionon kjo Gjykatë arbitrazhi, e bëjnë të qartë një gjë të tillë, duke shpjeguar se “korrigjimi i një vendimi është një mjet rregullues për mosveprimet e paqëllimshme dhe gabimet e vogla teknike në një vendim. Ai i mundëson Gjykatës së arbitrazhit të korrigjojë gabimet që mund të jenë bërë gjatë hartimit të vendimit në mënyrë jo burokratike dhe nga nxitimi. Këto korrigjime parashikohen në nenin 49(2) të Konventës së ICSID-së: “Gjykata, me anë të kërkesës së një pale, paraqitur brenda 45 ditëve nga data në të cilën është dhënë vendimi, pas njoftimit të palës tjetër, mund të shqyrtojë çdo aspekt të cilin ka harruar ta trajtojë në vendim, dhe korrigjon në të çdo gabim të natyrës administrative, matematikore ose ndonjë gabim tjetër të ngjashëm. Gjykimi i tij do të bëhet pjesë e vendimit dhe i njoftohet palëve në të njëjtën mënyrë siç është njoftuar edhe vendimi.”

 

Avokatura e Shtetit në këtë fazë fazë asistohet nga Studio ligjore britanike Wragge Lawrence Graham, një prej katër Studiove ligjore që përfaqësuan Shqipërinë në procesin e parë kundër sipërmarrësit Italian./VOA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...