“Të kishe marrë një të moshës e ngjyrës tënde” Deputetja shqiptare nuk ia përton ndjekëses, ja përgjigja që i kthen

351

Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të lidhjes së saj të dashurisë me partnerin 19 vite më të vogël, Keith Groeneveld.

 

Njëkohësisht dhe deputete e “Vetëvendosjes” ajo shpeshherë nxjerr foto krah ish-futbollistit, ku shfaqen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Ndërkohë nuk mungojnë dhe komentet negative apo kritikat nga publiku.

 

“Nuk është në edukatën time të paragjykoj, por të paktën të kishe marrë një në moshën tënde dhe ngjyrën tënde, as italianët që kanë kulturë tjetër nuk marrin moshë të re, por marrin moshat përkatëse”, shkruan një ndjekëse në foton e publikuar nga deputetja.

 

Por Adriana Matoshi nuk ka nguruar të përgjigjet, duke bërë edhe një krahasim të dashurisë së saj me Keith me atë të profetit Muhammed Alejhi Selam, ku shkruan se edhe pse e kishte gruan më të madhe në moshë, kishin një jetë të lumtur bashkë.

 

 

“Muhammeti (aleji selam) e ka pasë gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë. Ne e kemi gjetë gjuhën e përbashkët kështu që masi neve nuk po na pengon besoj që as ty nuk duhet”, i është përgjigjur Adriana Matoshi ndjekëses.

 

 

Lexo edhe:   Me një kërcim sensual, me bikini dhe super në formë Beatrix Ramosaj ‘ndez’ atmosferën