“Sylesha” plas sherri mes Flori Mumajesit dhe Kozeta Kurtit: Eskorta në Dubai që merren me muzikë

154

Menduat se gjithçka mbaroi sapo fituesi u shpall? Epo, jo e keni gabim pasi gjithçka tani ka nisur. Në fund të fundit nuk kishte si të ndodhte ndryshe, jetojmë në Shqipëri, si në çdo festival edhe në “Këngën Magjike” do të “plaste” rrëmuja.

 

Ka qenë kantautori, Flori Mumajesi ai që është përfshirë në një debat virtual me Kozeta Kurtin, e cila këtë vit ishte pjesë e jurisë profesionale të festivalit. Kurti bëri një postim të gjatë në rrjetet sociale, si një reflektim i asaj çka po ndodh në muzikën shqiptare.

 

Kozeta shprehet se prodhimet muzikore të këtyre viteve të fundit janë shumë të dobëta dhe ndalet tek tre fituesit kryesor të “Kënga Magjike”

 

“Dua t’u kthej një përgjigje për së largu çdo syleshi. Eskorta në Dubai, po merren me muzikë unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë. A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti. (ata që e mbrojtën këngën, mund t’jua numëroj ndoshta me gishtërinjtë e vetëm njërës dorë) Por Albani ka këngën!

 

Dhe kënga është e para. Kur ke këngën, këngëtarin e gjen. Me këtë dua të them se ndoshta ka ardhur koha të ndryshojë e të rikthehet sistemi, siç ndodhte dikur në këtë vend e siç ende në botë ndodh shpesh: producentët e kompozitorët t’ua përshtasin krijimtarinë e tyre interpretuesve dhe jo këta të fundit të bredhin studiove e të kërkojnë këngë”, shkruan Kozeta ndër të tjera në postimin e saj.

 

Ky postim nuk mund të kalonte pa u komentuar nga kantautori, Flori Mumajesi atë çfarë “mikesha” e tij kishte shkruar për të, pasi shumica e këngëve në “Këngën Magjike” mbanin firmën e Mumajesit.

 

“Nje shkrim i nxituar nga mllefi kolektiv! Ftoj te gjithe syleshet qe moren pjese ne festival qe nga fituesi deri tek ata qe nuk paten mundesi te kualifikohen , te mos ndihen sylesh! Kam shkeputur nga shkrimi vetem thikat e panevojshme! Cfare arrogance per te gjithe ne syleshet qe mbetem ne doren tende, te na votosh dhe te na vendosesh epitete me pas!

 

BRAVO! TE LUMTE! Mbase e meritojme te na votosh si te duash, por te lutem pertej kesaj mos e mpreh shpaten pa numeruar deri ne 10. P.s si mikesh qe te kam edhe pse nuk shquhem per te numeruar deri ne 10 po e bej! @kurtikozeta”, shkruan Flori i revoltuar.