Shembja e ndërtimeve pa leje i afrohet Velipojës

231

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nga Shëngjini nismës “Bregdeti Ynë”, një aksion që do të nisë nga java e ardhshme, dhe që synon prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit.

Rama palajmëroi të gjithë pronarët e objekteve pa leje që ti prishin ato brenda kësaj jave, në të lundërt do të përballen me pasojat e shkeljes së ligjit, ndërsa hodhi akuza dhe mbi punonjësit e policisë së shtetit, që sipas tij në jo pak raste janë bërë palë me shkelësit.

Ajo që vlen të përmendet është fakti se ky aksion i qeverisë Rama, vjen në një kohë kur ka nisur sezoni turistik, dhe padyshim shembjet dhe aksionet policore do të ndikonin keq në imazhin e vendit.

“Javën e ardhshme forcat Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të nisin operacionin “Bregdeti Ynë”, për të fshirë nga harta e pasurisë më të madhe të popullit shqiptar çdo ndërtim pa leje, duke nisur me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal dhe për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit (qoftë në krejt zinxhirin e ndërtimit nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve, e qoftë në radhët e vetë policisë, nga shefa e deri tek punonjës, që me veprimet a mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit)

Pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit.

Apeli për shkelësit është i thjeshtë: Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit “Bregdeti Ynë”, do të jetë shumë vonë për ju”, deklaroi Rama.

Rama paralajmëroi furtunë dhe për inxhinierët dhe punonjësit e policisë.

“Të lexojnë kodin penal se cfarë i pret në momentin kur konstatohet flagranca nga policia e shtetet. Të fillojnë t’i prishin vetë. Dua t’ua bëj shumë të qartë të gjithë inxhinierëve që me kodin penal janë të gjithë pjesë e fajësisë dhe përgjegjësisë. Se nuk mund të thuaja se unë jam një punëtor dhe më morën të mbjell bar, po kishte qenë kanabis, apo të transportosh kokainë dhe të thuash që është miell.

E treta është se kjo është pasuria më e madhe që zoti i ka dhënë këtij vendi, ka ndodhur ca ka ndodhur në të shkuarën, nuk mund t’i lëmë të bëhen përsëri nën vëzhgimin indiferent të efektivëve. SHCBA do i shkojë deri në fund kësaj pune, por edhe punonjësit e policisë duhet të jenë të qartë se nuk do ketë më tolerime dhe do jenë bashkëpërgjegjës për çdo ndërtim pa leje.

Këtu ju jap një mesazh shumë të qartë, tërhiquni tani, me 1 kat apo kate të tjera, do shemben dhe do mbajnë edhe pasojat. Të fillojnë t’i heqin vetë më mirë, kush nuk do i pastrojë vetë do paguajë rëndë edhe ëpr strukturat e pastrimit edhe mundimin e rëndë të bërë nga strukturat e shtetit”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

(E.K/Faxweb.al)