Pazari i Shkodrës dhe Bixhisteni në kujtimet e artistit

131

Nga Pjetër Logoreci

Plot 130 vjet më parë lindi në Shkodër mjeshtri i pikturës e atdhetari i rrallë, Profesor Simon Rrota. Për qytetin e Shkodrës, veprat e tij, së bashku me ato të piktorëve të tjerë si: Kolë Idromeno, Ndoc Martinit… etj., u bënë shumë të njohura e të admirueshme.

 

Në Galerinë e Artit në Shkodër, mes pikturave të klasikëve të pikturës shqiptare e shkodrane, paraqiten edhe kuadrot e Simon Rrotës, të cilat dallohen nga mënyra me të cilën ai personalizon karakteret e portreteve (p.sh. dy figurat e prindërve), si dhe mjeshtria tij e veçantë e përdorimit të ngjyrave që në njëfarë mënyre përfaqëson karakterin e tij të qetë, por të fortë.

 

Me anë të këtij shkrimi dëshiroj të kujtoj artistin e madh, në shenjë mirënjohje për çka ai i trashëgoi brezave nëpërmes artit të tij, pikturës.

 

Po vendos këtu mbresat që ai ka fiksuar në ditarin e tij, përjetimet e para të jetës së tij, përshtypjet mbi ambientin oriental e të mbrapambetur të kohës kur u rrit, si dhe kontaktin e parë me kulturën perëndimore nëpërmes Etërve Françeskanë e sidomos prej poetit Atë Gjergj Fishta e artistit shumëdimensional Kolë Idromeno.