Nuk ndalet SHERRI! U vetëquajtën ‘syleshë’, Kurti i kthehet sërish Mumajesit: Qyqja zemër, sa ju paska djegur…

Kozeta Kurti ka vijuar replikat me Flori Mumajesin dhe grupin e ‘ThreeDots”, pasi këta të fundit fjalën ‘sylesh’ me të cilën gazetarja i etiketoi pas shpalljes së fituesit të “Kënga Magjike”, që ishte Alban Ramosaj, e kthyen në një trend viral.

Në disa statuse në Instastory, Kurti shkruan se i vjen shumë keq që vetë Mumajesi vetëetiketohet si sylesh, pasi sipas saj ky term identifikon të gjithë ata që kanë një profil pa identitet në rrjetet sociale. Në një tjetër postim, Kurti ka publikuar një koment të një ndjekësi dhe akuzohen se mund të jetë një djemve të “Threedots”, me profil fals.

“Qyqja zemër, muzika është më e madhe se Kënga Magjike! Refleksioni është përtej KM, ndonëse e drejta e interpretimit është tërësisht personale! Më vjen vërtet keq që vetë-etiketohesh sylesh. Sylesh është çdo profil pa identitet në rrjetet sociale.

Mirënjohëse gjithmonë që për shkak të promos të jashtëzakonshme që keni, më keni ndihmuar të lexojnë mendimet e mua, mijëra njerëz për shkak të kuriozitetit të shkaktuar nga ndjekësit tuaj. Love u all! Po pse mer çuna dhe goca, ju paskeni qenë këta, me profile fallco? Se nuk ka mundësi tjetër, me ju djeg kaq shumë!”- shkruan Kurti.

Si nisi sherri mes tyre?

Kozeta Kurti bëri një shkrim pas shpalljes së fituesit të festivalit “Kënga Magjike”. Ajo etiketoi Ramosaj dhe ‘grupin’ e tij si ‘eskorta të Dubait’ dhe ‘syleshë’, që vetëm interpretojnë këngët e bëra nga tjetërkush.

Ky shkrim nuk u prit aspak mirë nga Flori Mumajesi, vetë Ramosaj dhe i gjithë grupi i “ThreeDots”. Njëri pas tjetrit, ata nisën të postojnë foto krah të cilave shkruanin se ishin ‘syleshë’ dhe ndodheshin në Dubai, ndërkohë që në të vërtetë po festonin në një apartament.

Si do të vijojë i gjithë ky sherr? E kanë në dorë protagonistët…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...