Llalla i tregon ‘hap gojën’: Ambasadorja Vlahutin më kërkoi të arrestoj Sali Berishën

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se ish-ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin i ka kërkuar që të arrestojë ish-kryeministrin Sali Berisha. Deklaratën në fjalë Llalla e bëri në një intervistë për emisionin e Çim Pekës.

 

Zoti Lalla nuk jeni i vetmi qe jeni kërnuar nga një ambasador amerikan, në këtë studio ku jeni ulur ju është e bujshme deklaratat e Presidentit Meta i cili tha: Ambasadorja Kim me kërkoi të shkel ligjin pasi siç tha Meta edhe ne kemi gjera për ju; pra është një shantazh i drejtpërdrejtë.

 

Ndërkohë zoti Berisha në mënyrë surprizë është shpallur non-grata nga SHBA ashtu si ju në të njëjtat argumente edhe përgjigja e zëdhënësit të DASH është me motivacioni se opinioni në Shqipëri dhe rajon është i bindur për korrupsionin por nuk kërkohen prova nga ne. A është kërkuar Adriatik Llallës si kryeprokuror të arrestojë Ilir Metën dhe Sali Berishën?

 

Kjo është temë për të cilën jam shprehur më herët dhe duket e pavend që t’i rikthehemi të tillë diskutimi dhe të mos ta ripërsërisim. Kohë e kaluar, por a ju është kërkuar konkretisht me emër të arrestohet Sali Berisha konkretisht nga një ambasador? Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohet, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë.

 

Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestojë Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...