“Këta të 2 do ishte e pandershme të largoheshin” Gazetari tregon emrat e ministrave që do vinë dhe ikin nga qeveria e re

114
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Së fundmi gazetari i njohur Flogert Muça ka bërë një analizë rreth ministrave që kreu i qeverisë Edi Rama do ti mbajë apo largojë pas marrjes së mandatit të tretë. Ai u shpreh gjatë një prononcimi për programin “Breaking” se dy ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj, do të ishte e pandershme që të largoheshin nga detyra e tyre në këto momente.

 

“Besoj se Ahmetaj dhe Manastirliu, deri sa ti japin fund punës që kanë nisur, e kanë karrigen e sigurt. Do të ishte e pandershme që një detyrë që e kanë marrë nga zero, nuk mund t’i shkojnë deri në fund. Ahmetaj qëndron për shkak të vijimit të punës me rindërtimin. Deri në vitin 2023 rindërtimi do përfundojë që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të hynë në shtëpitë e tyre. Askush më mirë se ai nuk mund ta përfundojë detyrën e nisur nga ai”, tha gazetari, i cili shtoi se “Edi Rama është njeri i paparashikueshëm në ndryshimin e qeverisë”.

 

“Puna e Manastirliut është pëlqyer jo vetëm nga Rama. Pandemia ka qenë një nga pikat e forta të qeverisë dhe meritat e saj i ka ministrja. Votat që ka marrë, do të thotë se është njeri politik. Do të ishte mungesë ndershmërie që një “luftëtare” të ikë që të vij një gjeneral i ri. Do e çojë deri në fund betejën me Covid”, vijoi gazetari.

 

Ndërsa për zëvendëskryeministrin, Erion Braçe, ai u shpreh se mund ta vijojë detyrën e tij.

 

“Është një socialist 24 karatësh, i votuar masivisht në zonën e tij. Rama e ka përgëzuar për këmbënguljen e tij dhe që bën oponencë. Braçe është një nga figurat që mund të jetë çfarëdo ministri, pasi është një figurë e konsoliduar”, tha gazetari.

 

Ndërsa për Belinda Ballukun, Muça u shpreh se është në rrugën e duhur për të qëndruar në postin e ministres së Infrastrukturës.

 

“Balluku ka marrë rezultat shumë të mirë në Tiranë, numrin më të lartë të votave. Punët që ajo ka nisur ose ka vazhduar në krye të ministrisë janë vepra shumë të rëndësishme. Është në rrugën e duhur për të qëndruar në postin e ministres”, komentoi gazetari.

 

Ky i fundit shtoi se Rama mund të mendojë se X ministër që ka qëndruar 5 vite në një Ministri, pavarësisht punës së shkëlqyer, duhet të ndryshohet për një frymë apo energji të re.

 

Ndërsa për ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Muça tha se mendon se vijon në krye të kësaj detyre. “Xhaçka është ministri e sapo emëruar. Kam përshtypjen se ministria e Jashtme do vazhdojë të mbajë një zonjë”, komentoi ai.

 

Lidhur me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gazetari tha se do të qëndrojë në shtator, por nuk do ta përfundojë deri në fund të mandatit.

 

Ai shtoi se ministra e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mund ta mbyllë detyrën e saj. “E ka bërë çfarë ka pasur për të bërë në atë ministri, pasi ka disa vite. Rama do bëjë një kabinet më politik”, vijoi Muça. Për ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, gazetari tha se do vijojë të jetë në krye të kësaj detyre.

 

Sa i përket ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Muça tha se ai solli një surprizë të madhe në Berat në zgjedhjet e 25 prillit.

 

“Klosi e ka përmbushur ciklin e tij, 5 vite. Rama ata ministra që e kanë plotësuar këtë cikël, me përjashtim të Ahmetaj dhe Manastirliut, do i energjizojë, do sjellë frymë të re”, shtoi ai.