HYRJELAJMESHOWBIZFejohet Flori Mumajesi! Këngëtarin e tradhëton unaza në gishtin e dorës së...

Fejohet Flori Mumajesi! Këngëtarin e tradhëton unaza në gishtin e dorës së majtë…

Kantautori Flori Mumajesi mund të ketë çuar në një tjetër nivel një lidhje sentimentale, por po na e mban të fshehtë.

Dosja.al ka sjell disa prej fotove, të bëra gjatë performaNcave të Mumajesit në festivalin “Kënga MagjiKe”, ku shihet se gishti i dorës së majtë të Flori Mumajesit, ku supozohet se mbahet unaza e fejesës, është ‘i zënë’.

Por, siç duket dhe nga fotot, pikërisht këtë dorë, Mumajesi mundohet që ta fshehë nga syri i kamerave. Kjo gjë, na bë të mendojmë se ajo unazë ka një kuptim mjaft të thellë për këngëtarin e hiteve.

Mumajesi u përfol së fundmi se ishte rikthyer në krahët e dashurisë së vjetër, Soni Malaj, pasi kjo e fundit i dha fund lidhjes me biznesmenin Klevi. Këto zëra i hodhi poshtë vetë Malaj. Më herët, Mumajesi është përfolur se ishte në një lidhje me këngëtaren Arilena Ara dhe Filloreta Raçin, por edhe këto ‘zëra’ u rrëzuan shumë shpejt.

Kush është fatmlumja që i ka rrëmbyer zemrën Florit?

TE TJERA

spot_img