Agron Llakaj i futet muzikës, zbulon bashkëpunimin me këngëtarin e njohur

67

Është prej shumë vitesh pjesë e botës së televizionit por a e keni menduar ndonjëherë Agron Llakajn të merret me muzikë. Kjo ditë ka ardhur pasi aktori ka nisur punën për këngën e tij të parë. Llakaj ka bashkuar forcat me këngëtarin e muzikës popullore, Ylli Baka.

 

Lajmin e ka bërë me dije aktori i humorit përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet se kënga do të mbajë titullin “Miniera e floririt”. Llakaj është shprehur se kënga do t’i kushtohet vendit të tyre të lindjes, Memaliaj.

 

“Me Ylli Baka…edhe pak ditë dhe “Miniera e floririt” është gati… Këngë për vendlindjen tonë Memaliaj. Ju uroj një muaj të mbarë për të gjithë! Shëndeti mbi gjithçka!”, është shprehur Llakaj.