“Unë jam mafia”/ Kryegjyqtarja nën hetim për videot në “Tik-Tok”, ILD dërgon ekip në Gjykatën e Elbasanit, ja përse

90

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit lidhur me rastin e kryegjyqtares Enkeleda Kapedani.

Kjo e fundit është nën hetim pasi publikoi video në rrjetin social “Tik-Tok”, video këto të cilat magjistratja i bënte brenda ambienteve të Gjykatës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se grupi i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, do të fotografojë zyrën dhe ambientet e Gjykatës, për të verifikuar kështu nëse videot e gjyqtares janë regjistruar në këto ambiente.