“Po pres varkën, do vij”/ Telefonata e fundit e ish-shefit të policisë, para zhdukjes misterioze

119

Telefonatën e fundit, para se të zhdukej pa lënë gjurmë, ish-shefi i policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviq e kishte me familjarët e tij.

Mësohet se ai i ka telefonuar të afërmit mbrëmjen e 27 majit dhe i njoftoi se ndodhej në lumin Buna e se po priste dikë ta transportonte me varkë në anën tjetër të Malit të Zi.

Nga kjo telefonatë, Elezoviq është zhdukur në mënyrë misterioze dhe autoritetet janë angazhuar për gjetjen e tij.