Plas keq mes çiftit shqiptar: T’më rrojë partia se burri s’më ka nxjerrë për një kafe. E ke mendjen vetëm për punë si gomari, unë dua një çikë dëfrim

Në emisionin “Shihemi në Gjyq” ka qenë Zenuni dhe Vjollca, një çift bashkëshortësh të cilët nuk jetojnë më bashkë dhe nuk i kanë marrëdhëniet mirë.

 

Zenuni tregon se prej 5 vitesh gruaja e tij është ndarë nga ai dhe dy fëmijët nuk i flasin më.

 

Ai jeton vetëm, në një shtëpi të shkatërruar dhe të djegur dhe tregon që është në hall të madh. Ai kërkon që Vjollca të bashkohet me të, por kjo e fundit kërkon të jetë e ndarë pasi dëshiron të bëjë jetë dhe jo të rrijë mbyllur.

 

Pjese nga biseda:

Vjollca: Nuk bashkohem unë me ty, hiqe nga mendja, harroje. I re të mirës me shkelmë, i haje të gjitha ushqimet bio, me byrek, me petulla, me zog e lloj lloj. Ishim dy veta, çunat kanë ikur që 14 vjeç, më humbe paratë e çunave, si të bashkohem me ty , s’më ke nxjerrë për një kafe, mua të më rrojë partia që dal, po ti? Unë merrem me shoqëri e të gjitha, po ti fare, nuk me ke mbajtur si grua.

 

Ardit Gjebrea: Cila parti?

Vjollca: Partia socialiste.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë bën partia për ty?

 

Vjollca: Jam kryetare gruaje, votoj për atë, jam aktiviste.

Ardit Gjebrea: Partia të nxjerr për kafe?

 

Vjollca: Shkoj vetë me shoqet e mia. Burri asnjëherë, vetëm punë, vetëm gomari shkon në punë, po unë nuk dua një çikë dëfrim se jam pensioniste? Unë nuk jetoj kështu, unë rrjedh nga një familje e madhe.

 

Zenuni: Pusho.

Vjollca: Po do pushoj me ty unë se do ti grua në pleqëri, s’ka grua më, harroje.

Zenuni: Po nuk ndahet burri 65 vjeç.

 

Vjollca: Po unë nuk dua burrë, nuk kam nevojë për burrë. Unë pi kafe, ha, pi në një ftere të vogël, bëj fërgesën time edhe në një tenxhere të vogël dhe kënaqem. Jam lodhur gjithë jetën unë, pleqtë i kam mbajtur, çunat i rrita, i martova, pleqtë i çova aty ku është vendi. Tani të bëj dhe unë një çikë jetë se po vdes.

 

Ardit Gjebrea: Po ku po të pengon ai që të bësh jetën?

Vjollca: Të pengon se nuk më çon në asnjë vend, ai është mashtrues i madh. Gjen shokët e vetë, ka marrë një sasi lekësh dhe nuk më ka sjellë Lekët e çunave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...