Na përloti të gjithëve, Ana Lleshi rrëfen dramen e familjes

174

Ish-konkurrentja e “Për’Puthen” ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ku dhe ka rréfyer se para dy vitesh ka njohur nënën biologjike. Ajo është shprehur se është ndàrë nga e ëma në moshën 3-vjeçare.

“Është një temë që është delíkate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj.

Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjérë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem që ta rikuperojë kohën e hùmbur për motive dhe arsye të tjerëve.”

Po ashtu, Ana ka zbùluar se do të hapë një shoqatë për vajzat pasi dalin nga shtëpia e fëmijës.

“Do hap një shoqatë nga gocat pasi dalin nga shtëpia e fëmijëve, që është mosha më delikate e tyre, që për fat të keq ndodhen në mëshirë të fatit. Nuk ka si t’I lind një ide një vajze në moshën 25-vjeçare nga híçi. Është një familje që është përkujdesur për mua që fjalën dashuri e mësova nga ata. Kujdesi atyre ka qenë maksimalisht.”