KUPA E VLLAZNISË/ SHKODRANËT MUNDIN SKËNDERBEUN NË FINALE DHE E MBYLLIN SEZONIN ME TROFE

99

Kupa është e Vllaznisë! Shkodra feston sot sepse skuadra e saj fitoi një trofe të rëndësishëm! Të merituar! Të duartrokitur nga e gjithë Shqipëria!

Kuqeblutë e drejtuar nga Brdariç mundën në finale Skënderbeun me rezultatin 1-0 në “Air Albania” dhe çoi në delir tifozët e Vllaznisë që ishin në stadium, por edhe mijëra të tjerë që e kanë ndjekur nga TV.