HUMB NE RRETHANA MISTERIOZE RUDOLF ELEZOVIQ, ISH SHEF I POLICISE SE ULQINIT

56

Humb ne rrethana misterioze Rudolf Elezoviq, ish-shef i policise se Ulqinit.Elezoviq qe nga data 27 maj ka humbur cdo kontakt me familjen.

Humbja e tij ka ndodhur ne kufirin mes Shqiperise dhe Malit te Zi ne zonen mes fshatrave Pentar dhe Reç. Ai mesohet se kohen e fundit ka punuar ne sektorin e anti trafikut ne policine e kufirit te Malit te Zi.

Humbja e tij ka ngritur ne kembe edhe policine shqiptare ku mesohet se ne bashkepunim kane qene duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut ne dy anet e kufirit.

Rudolf Elezoviq disa here kohen e fundit ka kaluar kufirin mes Shqiperise dhe Malit te Zi ne baze edhe te marreveshjeve dy paleshe.

Ndersa mesohet se kontaktin e fundit e ka pasur me nje te aferm te tij mbremjen e 27 majit dhe se ka pritur qe ne afersi te zones se Pentarit ne lumin Buna nje person te vije edhe ta marre qe ta transportoj me varke ne anen e Malit te Zi dhe nga ai moment ka humbur çdo kontakt.