Është rritur në ‘Shtëpinë e Fëmijës’, Ana prek të gjithë: Dy vite kam që jam takuar me nënën biologjike

138

Ana Lleshi ka treguar për herë të parë jetën e trishtë që ka kaluar. Ish- konkurentja ‘Përputhen’, ka treguar se para dy vitesh është njohur me nënën e saj biologjike, e se ishte ndarë nga ajo në moshën 3 vjeçe.

 

“Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve”, tha Ana.

 

Ajo ka treguar e do të jetë ndihmë për vajzat që sapo dalin nga Shtëpia e Fëmijës.“Është shoqatë për vajzat pasi dalin nga Shtëpia e Fëmijës, mosha më delikate 16-18 që për fat të keq ndodhen në mëshirë të fatit”, tha Ana.

 

Roza: Personalisht ke qenë pjesë e kësaj gjëje?

 

Ana: Po tani te jem e sinqerte nuk ka si t’i lind kjo ide një vajze 25-vjeçare nga hiçi.

 

Roza: Yt atë nuk jeton më?

 

Ana: Jo, kam mamanë që është dashuria e botës.