Deputetja e PS: Unë i kërkova Ramës të lejojë tifozët në stadiume, nuk thotë kurrë jo për Shkodrë

647

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zonën e Shkodrës në radhët e Partisë Socialiste ka deklaruar me anë të një statusi në rrjetet sociale se ka qenë ajo që i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të vendosë për lejimin e tifozëve në stadium.

Bilali shkruan se kërkesa e tyre iu pranua dhe ndaj ka një “falënderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën”.

“Sonte Vllazninë e duartrokasim në stadium. Tifozët më kërkuan publikisht që të bëhesha urë për ti kërkuar Kryeministrit tna lejonte në stadium sigurisht me numra të limituar dhe duke respektuar masat ndaj COVID-19.

E kërkuam dhe na u pranua ndaj një falenderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën. Falenderim gjithashtu edhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që mirëkuptoi kërkesën tonë. Tani është rradha jonë që me distancim fizik ta shpërblejmë. Sonte zemra rreh fort”, shkruan Bilali. /mv.abcnews.al