Çfarë po ndodh me motin?! Meteorologu bën parashikimin e javës

117

Moti ditët e fundit edhe po i afrohemi verës është ende i freskët dhe mjaft i paqëndrueshëm.

Nga ditët e nxehta menjëherë kthehemi në mot relativisht të freskët në pak orë duke i bërë dhe planet tona të ndryshojnë herë pas here.

Sot, meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit dhe theksoi se nga dita në ditë do të kemi një mot më të ngrohtë me ngritje graduale të temperaturave.

Gjatë kësaj jave, deri nga e mërkura temperaturat do të arrijnë deri në 27-29 gradë celsius. Dita e mërkurë e në vijim sjell mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësira të pakta të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat përgjatë shtrirjes lindore.