PLAZHI I VELIPOJËS MBUSHET ME PUSHUES NGA KOSOVA

97

Nga Ketjola Gështenja

Plazhi i Velipojës mbetet një nga plazhet më të pëlqyera për shqiptarët e Kosovës. Një pjesë e madhe e tyre prej vitesh vazhdojnë që ta zgjedhin Velipojën për të kaluar pushimet.

Ndonëse zyrtarisht akoma nuk është hapur sezoni një numër i madh pushuesish nga Kosova kanë ardhur të kalojnë këtë fundjavë në Velipojë.

E vetmja gjë që i shqetëson këta pushues është papastërtia e plazhit që sipas tyre është një nga gjërat kryesore.

Plazhi i Velipojës ndodhet vetëm 30 minuta larg nga qyteti i Shkodrës. E gjithë vija bregdetare, rëra kurative dhe ajri i pastër e bëjnë ndër plazhet më të pëlqyera.