Nevina Shtylla feston ditëlindjen! Dhe e gjeni dot sa vjeç mbush ajo…

Moderatorja shumë e ëmbël e ekranit shqiptar, Nevina Shtylla, është sot vajza e ditëlindjes.

Ajo ka mbledhur në jug të vendit personat më të dashur dhe ka organizuar një festë të lezetshme për të pritur këtë vit ditën e saj speciale.

Fotot e videot në Instagram nuk munguan, po ashtu edhe urimet e përzemërta që i zbukuruan ditën.

Jeni kuriozë të dini sa vjeç mbush Nevina?

Moderatorja ka lindur më 30 maj të vitit 1994 dhe sot ka mbushur 27 vjeç. Shumë urime për Nevinën!

Në korrik të vitit 2019 u zbùlua lídhja e moderatores Nevina Shtylla me juristin Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik me të cilin moderatorja është e lidhur prej vitesh.

“Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa 3-vjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë”, shkruante “Panorama Sport” në 2019-n.

Moderatorja pranoi se ishte në një lidhje dashurie, pa preferuar të japë më shumë detaje, duke u përpjekur që jetën e saj private ta mbajë larg syrit të publikut.

Nevina nuk është shfaqur kurrë në rrjete sociale me partnerin për të mos marrë vëmendje për këtë pjesë, ndaj ka pasur dyshime se ajo mund t’i ketë dhënë fund lidhjes disavjeçare.

Mirëpo më herët, Nevina ju ka mbyllur gojën të gjithëve, teksa ka publikuar për herë të parë një foto me të dashurin e saj përkrah.

Dikush nga ndjékësit e ka pyetur moderatoren: “Vazhdon të jesh single?”. “Po”, është përgjigjur ajo me ironi, teksa ka publikuar foton me partnerin, që i dallohet vetëm një pjesë e fytyrës.

Nevina ka qenë ditën e djeshme në plazh së bashku me partnerin dhe fotoja duket se është shkrepur gjatë momentit të relaksit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...