“Këngëtaret serbe erdhën dhe më…”, Anxhela Peristeri tregon prapaskenat e Eurovizion

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, Anxhela Peristeri, ka përshëndetur ndjekësit me simbolin kombëtar shqiptar, shqiponjën me dy krerë, gjatë qëndrimit në Hollandë.

Ky veprim u cilësua si provokim në mediat serbe të cilat reaguan duke shkruar një artikull dhe e konsideruan “skandal në Eurovizion”.

Megjithatë, në lidhje me marrëdhëniet me 3 vajzat e grupit “Hurricane” që përfaqësuan Serbinë në Eurovizion, Peristeri ka treguar se mes tyre nuk ka patur aspak kontradita, madje e kanë komplimentuar njëra-tjetrën nga afër.

“Këngëtaret e Serbisë, gjatë gjithë kohës më thoshin që je e mrekullueshme, kënga jote është shumë e bukur. Nuk është se patëm kontradita me njëra-tjetrën. Madje e kanë kënduar edhe këngën time në shqip”, është shprehur Anxhela Peristeri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...