Ermal Mamaqi bën rrëfimin e rrallë dhe tregon përse vendosi të bëhej i pasur

Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin “Soiree” për të folur për serialin e parë që do të sjellë shumë shpejt në televizion një shqiptar, i cili titullohet H.O.T (Humans of Tirana).

Duke qenë se seriali do të përmbajë histori që ndodhin në Tiranë, Jonida Shehu e pyeti Ermalin nëse ka pasur ndonjë ëndërr që pikërisht Tirana ia ka thyer.

Ermali tregoi se më herët dëshironte të bëhej një këngëtar operistik i famshëm. Mirëpo, ai kishte ndryshuar mendje, kur njerëzit e famshëm nuk i kishin dalë siç i mendonte.

“Bëra një zbulim, sepse ëndërroja për t’u bërë i famshëm dhe të bëhesha një këngëtar operistik kur isha në Lice, pastaj në Akademinë e Arteve. Kur mbarova Akademinë, kuptova që ëndrra nuk ishte ashtu siç e mendoja unë.

Ëndrra ime ishtë të rrija me këta njerëzit e famshëm dhe të behesha si këta njerëzit e famshëm. Kur po rrija me këta njerëzit e famshëm, njerëzit e famshëm nuk ishin ashtu siç i mendoja unë dhe m’u thye ëndrra. Pastaj unë vendosa që të mos bëhesha më i famshëm, por të bëhesha i pasur”, u shpreh Ermali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...