Alban Ramosaj fituesi i ‘Këngës Magjike’, Flori Mumajesi kapet me jurinë! (FOTO)

Alban Ramosaj me këngën e tij “Thíkat e mia” arriti të rrémbente çmimin e madh të “Kënga Magjike”.

Në vendin e dytë u renditën Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni me këngën “E para”, ndrësa në të tretin artistja nga Gjerorgjia Nutsa.

Alban Ramosaj fitoi shumicën e pikëve nga kolegët e tij, që duket se e kanë pëlqyer këtë baladë të fuqishme po aq sa publiku.

Po ashtu ai mori shumicën e pikëve edhe nga juria profesioniste e përbërë nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi.

Në 2 javë “Thíkat e mia” u kthye në këngën e preferuar të publikut shqiptar, që i dha artistit më shumë vota nga çdo artist tjetër, mbi 400 të tilla.

Pasi mori kupën e vendt të parë, Alban Ramosaj shpërtheu në lot dhe fitoren ja dedikoi nënës së tij.

Alban Ramosaj ka marrë pjesë edhe më herët në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Aurora” në vitin 2016-të, që po ashtu u pëlqye shumë nga publiku.

Para se të konkurronte në festival me këngën “Thíkat e mia”, Albani zbùloi se këngën me të cilën mori pjesë e ka shkruar gjatë kohës që ka qëndruar në Spanjë, por e përfundoi në studion e ThreeDots me Fifin dhe Brunon.

Ai ka treguar se kjo këngë është shumë personale, sepse i dedikohet një historie dashurie të përfunduar me një vajzë spanjolle.

Pasi u shpall fitues, natyrisht se nuk kanë munguar reagimet e ndryshme, teksa nuk mungoi edhe ai i kantautorit, Flori Mumajesi.

Siç duket, artisti shqiptar nuk ishte i kënaqur me vendimin e jurisë, derisa ka treguar të preferuarin e tij për të fituar festivalin.

Përmes një storie të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, këngëtari shkroi se fitues do të duhej të ishte Kras me këngën “Bekuar”.

“Koha do ta vërtetojë se gabim apo të drejtë kishte kjo juri. Për mua që refuzoj të jem me panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i new artist”, shkroi Flori.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...