Tayna tërheq vëmendjen e Nicki Minaj, reperja s’mund të ishte më e lumtur se kaq

585

Tayna është padyshim një ndër reperet më të suksesshme shqiptare. Megjithëse ka pak kohë në tregun muzikor, ajo ka arritur të korrë një sukses të jashtëzakonshëm fama e së cilës ka tejkaluar kufijtë shqiptarë.

Tayna ka sjellë duete me artistë të huaj, ndërsa që pritet të sjellë një projekt me shqiptarin e famshëm në Gjermani, Azet. Së fundmi, ajo ka tërhequr dhe vëmendjen e Nicki Minaj. Reperja me famë botërore ka pëlqyer dhe komentuar në një video, ku shihet Tayna duke interpretuar një këngë të saj.

Sigurisht, kjo nuk i ka shpëtuar Taynës e cila është ka reaguar e lumtur ndaj komentit, video të cilën e ka shpërndarë dhe në profilin e saj në Instagram. Kujtojmë që projekti më i fundit i reperes nga Kosova është bashkëpunimi me Ivorian Doll. /abcnews.al